TIRANË- Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar ndaj një informacioni që po qarkullon në rrjetet sociale, sipas të cilit një autoambulancë po transporton punonjës civilë drejt Parkut 'Rinia'.
Përmes një reagimi, institucioni e ka cilësuar këtë pretendim të pavërtetë, duke sqaruar se targa e automjetit i përket Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore dhe se autoambulancat përdoren vetëm për trajtimin dhe transportimin e pacientëve. Urgjenca u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e informacioneve manipuluese që shpërndahen nga faqe false.
Reagim:
“Vazhdon manipulimi nga faqet false në rrjetet sociale. Kjo targë është e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Nuk është e vërtetë, çfarë shkruajnë. Ne trajtojmë dhe transportojmë vetëm pacientë. Lutemi mos u mashtroni nga këto rrjete”, thuhet në reagim./ZËRI