Aktualitet

Vala afrikane! Shënohet dita më e nxehtë e qershorit, rekord temperaturash në Berat, nëser fillon rënia

Nesër do të ndihet më shumë rënia e temperaturave.

f.t
Vala afrikane! Shënohet dita më e nxehtë e qershorit, rekord
foto ilustruese

TIRANË-Vazhdon i nxehti afrikan në vend. Dje u regjistrua dita më e nxehtë e muajit qershor, ku termometri ka shënuar 42.5 gradë Celcius në qarkun e Beratit dhe 42 gradë në Elbasani e Gjirokastra. Ndërkohë në Tiranë termometri ka shënuar 40.4 gradë Celcius, sipas Meteoalb. Temperaturat u shënuan 12.5 gradë më të larta sesa vlerat normale të qershorit, ku duhet të ishin 30 -31 gradë Celcius.

HARTA LIVE: 

'Temperatura mjaft të larta për muajin qershor. Por jo vetëm qytetet e zonës së ulët por dhe vija bregdetare ka shënuar temperatura të larta deri në 39- 40 gradë celcius në mesditë. Edhe në zonat malore në qarkun e Kukësit e Has janë shënuar temperaturat 39 gradë'-u shpreh metorologu Akil Osmani.

Ndërkohë sot temperaturat kanë një rënie prej 2 gradë. Vala afrikane pritet të tërhiqet nga vendi nga dita e diel. Nesër do të ndihet më shumë rënia e temperaturave, ku temperaturat do të bien deri në 38 gradë Celcius, ndërsa në Tiranë do të bjerë me 4 gradë. Për ata që do ta kalojnë fundjavën në bregdet era do të jetë pak “problematike” pasi në mesditë deri në orët e pasdite do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-7m/s dhe me rrahje deri në 10m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut. /ZËRI

Poll

MOS HUMB