Aktualitet

Vangjush Dako "në kërkim" të pafajësisë, ish-kryebashkiaku i Durrësit bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Pas dorëzimit të rekursit, Gjykata e Lartë ka hedhur shortin për shqyrtimin e çështjes, ku si relator është caktuar gjyqtari i lartë Genti Shala.

zh.ll
Vangjush Dako "në kërkim" të pafajësisë,
vangjush dako

DURRËS- Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka paraqitur rekurs në Gjykata e Lartë kundër vendimit të dhënë më herët nga Gjykata e Posaçme e Apelit, që la në fuqi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg ndaj tij

Përveç Dakos, rekurs kanë bërë gjithashtu edhe Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku, të cilët janë shpallur fajtorë për shpërdorim detyre në lidhje me procedurat e tenderave në Bashkinë e Durrësit.

Pas dorëzimit të rekursit, Gjykata e Lartë ka hedhur shortin për shqyrtimin e çështjes, ku si relator është caktuar gjyqtari i lartë Genti Shala.

Vangjush Dako u dënua me shpërdorim detyre në 2 raste, për ndërtimin e një pallati 12 katësh që u shemb nga tërmeti. Leja e ndërtimit të pallatit u zbardh, tre vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe kishin hyrë banorët, duke legalizuar 4 kate pa leje. Rasti i dytë lidhej me abuzimin e një tenderi për ndërtimin e një shëtitoreje me një dëm shkaktuar shtetit në vlerën e 18 milionë lekëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB