DIBËR- Vatra të mëdha zjarresh vijonë të jenë aktive në qarkun e Dibrës, ku në disa zona zona situata paraqitet më kritike. Bëhet me dije se aktualisht vatrat e zjarrit janë aktive në Malin e Allushit, në qafë të Buallit, në Parkun Kombëtar të Lurës dhe në Zall Gjocaj. Në këto zona forcat e zjarrfikëses dhe forcat e ushtrisë po operojnë në terren, por ndërhyrjë është bërë mjaft e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe temperaturave të larta.
Parku Kombëtar i Lurës prej ditësh është në ‘luftë’ me flakët, ku vijojnë të jenë aktive dy vatra të mëdha, ajo në kahun nga Fusha e Pelave nga Mas Deja ndërsa tjetra në kahun lindor të Gurë Lurës. Zjarri vijon të jetë aktiv edhe në Bulqizë, aty ku vetëm pak ditë më parë u dogjën qindra hektar pisha, shkurre./ZËRI

