Aktualitet

Vatra e zjarrit aktive prej 10 ditësh në Zall-Bastar/ Digjen 8 hektarë tokë, ndërhyhet nga ajri

Bëhet me dije se zjarri ka përfshirë rreth 8 hektarë sipërfaqe pyjore, i favorizuar nga era e fortë.

l.k
Vatra e zjarrit aktive prej 10 ditësh në Zall-Bastar/ Digjen 8
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË- Prej 10 ditësh vijon të jetë aktive një vatër zjarri në zonën e Qafë-Mollës, në Njësinë Administrative Zall-Bastar të Tiranës.

Bëhet me dije se zjarri ka përfshirë rreth 8 hektarë sipërfaqe pyjore, i favorizuar nga era e fortë. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, punonjës të njësisë administrative, banorë të zonës, si dhe një helikopter, pasi për shkak të terrenit të vështirë është kërkuar ndërhyrje edhe nga ajri.

Autoritetet po punojnë për shuarjen e flakëve, me qëllim që të mos rrezikohen banesat në këtë zonë./ZËRI

Poll

MOS HUMB