Aktualitet

VIDEO/ 11 orë në luftë me flakët! Kurum-i ende digjet!

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Zëri.ai zjarri ka marrë përmasa të mëdha.

Redaksia Zëri
VIDEO/ 11 orë në luftë me flakët! Kurum-i ende digjet!
Pamje nga vendi i ngjarjes

ELBASAN- Zjarri në pikë e grumbullimit të skrapit në Elbasan vijon të jetë aktive, pas 11 orësh. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Zëri.ai, zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Një shtëllungë e zezë tymi, ka pushtuar zonën, duke shkaktuar ndotje.

Zjarri ka nisur paraditen e sotme rreth orës 11:00. Policia, zjarrfikësja dhe punëtorët e kompanisë “Kurum” po punojnë për zhvendosjen e mbetjeve dhe izolimin e flakëve. Grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e zjarrit. Në njoftimin zyrtar policia raportoi se flakët kanë nisur nga një shkëndijë, kjo e krijuar nga fërkimi i mbetjeve metalike tek depozitimi, para se metalet të hyjnë në furrën e hekurit. Ndërkohë drejtori i fabrikës, deklaroi se flakët nisën nga shpërthimi i një baterie. Hetimet ende vazhdojnë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB