Aktualitet

VD/ Me motor drejt strehës ku fshihte armët, momenti i arrestimit të të riut në Shkallnur, ia mbath mes pyllit

Siç shihet edhe në videon më poshtë, i riu mbërrin me motor i veshur me të zeza dhe kapuç në kokë në "strehën" me armë. Forcat policore të cilët duket se kanë lokalizuar dhe ndjekur, vrapojnë për t'i vënë prangat por ai tenton t'ja mbathë duke u fshehur mes pyllit. 

a.l
VD/ Me motor drejt strehës ku fshihte armët, momenti i arrestimit
Momenti i arrestimit

DURRËS- Hekuran Troplini 20 vjeç dhe Emiljano Pasho 19 vjeç janë dy të rinjtë që u arrestuan sot nga policia në Durrës, pasi në fshatin Shkallnur kishin një bazë armatimesh dhe municionesh që dyshohet se furnizonin grupe kriminale. Policia ka publikuar edhepamjet e operacionit dhe momentin e arrestimit të njërit prejtyre. Siç shihet edhe në videon më poshtë, i riu mbërrin me motor i veshur me të zeza dhe kapuç në kokë në "strehën" me armë. Forcat policore të cilët duket se kanë lokalizuar dhe ndjekur, vrapojnë për t'i vënë prangat por ai tenton t'ja mbathë duke u fshehur mes pyllit. 


Arrestimi i dy të rinjve është bërë në kuadër të operacionit të koduar "Hills". Policia dyshon se gjatë muajve të fundit ata kanë furnizuar me armë dhe municione grupe kriminale. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Sakaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./ZËRI

Poll

MOS HUMB