Aktualitet

VIDEO/ Humbi duke eksploruar malin e thepisur të Dajtit, gjendet pas 5 orësh turisti italian

Policia bën me dije se ai humbi gjurmët rreth orës 22:00, mbrëmjen e djeshme dhe ishte bllokuar në terrenin e thepisur të malit, mes dy fshatrave.

a.l
VIDEO/ Humbi duke eksploruar malin e thepisur të Dajtit, gjendet pas 5
Mali i Dajtit

TIRANË- Turisti italian i cili kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit është gjetur pas disa orë kërkimesh nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Policia bën me dije se ai humbi gjurmët rreth orës 22:00, mbrëmjen e djeshme dhe ishte bllokuar në terrenin e thepisur të malit, mes dy fshatrave.

Lokalizimi i turistit 20-vjeçar është bërë pas 5 orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, si dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete. Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pas marrjes së ndihmës ka falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar. 


NJOFTIMI I POLICISË: 

????Mali i Dajtit, Tiranë

Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Komisariati i Policisë Nr. 4, i vjen në ndihmë 1 turisti italian, i cili kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit, për shkak të terrenit të thepisur. Mbrëmbjen e djeshme, rreth orës 22:00, është marrë njoftim se 1 turist nga Italia, kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit, dhe si pasojë kishte mbetur i izoluar në terrenin e thepisur të malit, mes dy fshatarve.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas 5-orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, si dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistit të huaj, shtetasit L. M., 20 vjeç.

20-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pas marrjes së ndihmës ka falënderuar punonjësit e Policisë për gadishmërinë dhe profesionalizmin e treguar. Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Poll

MOS HUMB