Aktualitet

Mësuesja e Taulant Ballës: Mendoja se do bëhej shkencëtar, nuk më erdhi mirë që ndryshoi

Sipas rrëfimit të mesueses, prirjet e Ballës kanë qenë drejt lëndëve shkencore

E.K
Mësuesja e Taulant Ballës: Mendoja se do bëhej shkencëtar,
Taulant Balla dhe mesuesja e tij

TIRANË- Kjo javë që lamë pas, përkoi me dy festa të rëndësishme në Shqipëri, e para e mësuesit dhe e dyta ajo e nënës. Pjesë e urimeve, por edhe surprizave në studio televizive, ishin dhe politikanët, që në këto raste gjejnë kohën për të uruar dhe njerëzit që i kanë ndimuar në karrierën e tyre. I tillë ka qenë dhe rasti i ministrit të brendshëm Taulant Balla, i cili surprizoi mësuesen e tij të matematikës, Veronika Cfarku, e cila ishte e ftuar në Klan Neës.

“Zyshë Veronika mirëmëngjes. Të uroj nga zemra gëzuar 7 Marsin, paç jetën e gjatë dhe shumë faleminderit dhe shumë mirënjohje për gjithë mundin tënd, për të na dhënë dije dhe për të na përgatitur të fortë, edhe në jetën tonë të përditshme.

Sepse ti për ne nuk ke qenë vetëm mësuesja e Matematikës, dhe ne të dy kemi qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin për shkak se dhe mua më pëlqente shumë lënda jote.

Por na ke mësuar që të ecim të fortë edhe në karrierën tonë, në profesionin tonë, kështu që jo vetëm në emrin tim, por në emrin e të gjithë shokëve dhe shoqeve të klasës sonë dua të të uroj sot, Gëzuar 7 Marsin dhe shumë faleminderit dhe shumë mirënjohje”, u shpreh Balla në mesazhin e tij.

“Shumë-shumë-shumë faleminderit, tepër e emocionuar, kjo është dhurata më e bukur që më bëhet në jetë. Nuk e prisja sepse kam kohë që nuk kam komunikuar me Taulantin edhe pse e ruaj atë foto të kohës së gjimnazit. Ishte nxënës i shkëlqyer”, u shpreh mësuesja tashmë në pension. 

Por a e kishte spikatur mësuese Cfarku që nxënësi i saj do të kishte një karrierë të suksesshme në jetë?

“Jo e politikës, pak nuhatje sepse ishte i ri, ishe aktiv, por ishte aktiv në shumë talente jashtë mësimit. E aktivizoja në olimpiadat e Matematikës, i bëja mësime të veçanta në atë kohë, doja që ai të shkëlqente, të zgjidhte shkencat kompjuterike, besoja që do bëhej një shkencëtar shumë i mirë në atë fushë. Dhe nuk më erdhi mirë që e ndërroi. Filloi vitin e parë te Shkencat e Natyrës, Informatikë dhe pastaj ndodhi zgjedhja e tij. Ai shkëlqente në të gjitha lëndët, por Matematikën e ka pasur dhe në 8 vjeçare ka qenë fitues i olimpiadës”, tha Cfarku.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB