
TIRANË- Ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe policia e Tiranës, ku njofton se Bogdani ka humbur ndjenjat në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Edhe pse u transportua për në spital, Bogdani nuk ka mundur që të mbijetojë. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se Bogdani ishte duke shkuar në një konferencë në momentin kur ka humbur ndjenjat.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gerti Bogdani ka ndërruar jetë në hyrje të një konference ku do të merrte pjesë. Bogdani ka qenë për dy legjislatura deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa u bë pjesë e primareve për Bashkinë e Tiranës, garë e cila u fitua nga Belind Këlliçi. /ZËRI