Aktualitet

Vdekja e Ismail Kadaresë, homazhet merren përsipër nga kryeministri Rama

Nga kryeministria nuk ka ende një njoftim në lidhje me homazhet që do të kryhen për Kadarenë, ndërsa ende nuk është caktuar dita dhe ora

E.K
Vdekja e Ismail Kadaresë, homazhet merren përsipër nga
Ismail Kadare

TIRANË- Homazhet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare, janë marrë përsipër nga kryeministri Edi Rama. Lajmi është bërë i ditur nga botuesi Bujar Hudhri, i cili ka dhënë detaje dhe nga gjendja shëndetësore e shkrimtarit në ditët e fundit.

“Mendoj që ka ikur i lumtur, edhe pse nuk i shkon letërsisë së tij kjo fjalë. Ishte i lumtur që vjet Onufri nxori veprën e tij të plotë, që koicidonte 70 vjet me letërsinë e tij, në ato 7 vëllime herë 1000 faqe, jam i lumtur që kjo vepër madhështore u promovua në panairin e librit në Prishtinë. Ishte një atmosferë që Kadare u ndje shumë mirë.

Ka qenë i dobët fizikisht, kishte dëshirë të dilte, dilte me vështirësi. Dilte te kafja e tij e preferuar, me miqtë e tij. Ishte në Tiranë dhe kanë qenë orët e tij më të bukura në kafene duke biseduar dhe takuar njerëz”, u shpreh botuesi./ZËRI 

Poll

MOS HUMB