Aktualitet

Vetëvrasja e Bedrie Lokës, vëllezërit: Është dhunuar fizikisht, helmin e piu prej Xhemalit, s'ka lidhje me 'Tik Tok-un'

Ndërkohë ata hedhin poshtë pretendimet se Bedrie Loka të jetë vetëvrarë për shkak të bullizimit në rrjetet sociale, konkretisht "Tik Tok", ku i kishin hapur një adresë me emrin e saj dhe e ofendonin rëndë.

E.K
Vetëvrasja e Bedrie Lokës, vëllezërit: Është
Xhemal Loka dhe Bedrie Loka

DURRËS- Zbardhen dëshmitë e vëllezërve të Bedrie Lokës, 41-vjeçares së vetëvrarë disa ditë më parë në Sukth të Durrësit. Në sinkron me njëri-tjetrin Pandeli, Mahmut, Xhimi dhe Dhimitër Bushi, e drejtojnë gishtin e fajtorit drejt bashkëshortit të Bedries, Xhemal Lokës, i cili momentalisht ndodhet në burg me urdhër të Prokurorisë. Sipas tyre, Xhemal Loka e ka dhunuar sistematikisht bashkëshorten e ndjerë, është kjo dhunë, thonë vëllezërit që dhe e detyroi 41-vjeçaren të kryejë aktin ekstrem duke pirë fotoksinë. Po asdhtu, Xhim Bushi thotë se një nga mbesat, Rozalinda di shumë më shumë se çfarë ka deklaruar deri më tani, por ka frikë të flasë. Ndërkohë ata hedhin poshtë pretendimet se Bedrie Loka të jetë vetëvrarë për shkak të bullizimit në rrjetet sociale, konkretisht "Tik Tok", ku i kishin hapur një adresë me emrin e saj dhe e ofendonin rëndë.

DËSHMITË:

Pandeli BushiQë në mars 2000, që kur është martuar motra ime, ai e ka trajtuar keq. E ka dhunuar disa herë fizikisht. Besoj se këtë veprim e ka bërë vetëm prej dhunës së Xhemalit dhe nuk ka lidhje me TikTok.

Mahmut BushiKam dyshime dhe kam bindje se motra ka pirë helm për shkak të marrëdhënies, presionit që kishte nga bashkëshorti i saj. E njoh shumë mirë Xhemalin, ai ka qenë i dhunshëm dhe nuk e ka trajtuar mirë motrën, sidomos këto dy vite. Këtë fakt që ai nuk e trajtonte mirë, ma ka thënë motra ime disa herë dhe i kam thënë Xhemalit shumë herë që të mos e keqtrajtonte motrën time.

Xhim Bushi: Ajo e ka bërë këtë veprim vetëm prej dhunës së bashkëshortit Xhemal Loka. Ata i kanë pasur marrëdhëniet shumë keq, atë gjë e ka ditur shumë mirë mbesa ime Rosalinda. Mendoj se ajo e di historinë e kësaj pune, por ajo nuk tregon menjëherë, se normalisht i vjen keq për babanë e vet.

Dhimitër BushiMotra ime i ka pasur shumë keq marrëdhëniet me burrin e saj. Madje, edhe ditën e ngjarjes, Xhemali e ka dhunuar motrën time.

Bedrie Loka i dha fund jetës pesë ditë më parë, pasi dyshohet se ka qenë e dhunuar nga i shoqi. Xhemal Loka u vu në prangat e policisë mëngjesin e të shtunës, pasi 4 fëmijët e çiftit dëshmuan në polici dhunën e vazhdueshme që babai ushtronte ndaj nënës së tyre. E para që ka folur në polci ka qenë vajza e madhe e çiftit, e cila ishte martuar vetëm pak kohë më parë. Në datën 27 Dhjetor, rreth një javë para vdekjes së Bedrie Lokës, bashkëshorti i saj, i cili sapo ishte kthyer nga emigrimi, i kishte vendosur thikën në fyt 41-vjeçares. Në banesë u gjet dhe një armë zjarri e vjetër, si dhe u sekuestrua telefoni i bashkëshortit./ZËRI

Poll

MOS HUMB