
Foto ilustruese
TIRANË- Drejtori i Agjencisë së Mbikqyerjes Policore Florian Sulejmani ka deklaruar këtë të hënë se megjithëse drejtuesit e lartë të AMP dhe efektivët me gradë në radhët e Policisë së Shtetit kanë deklaruar se nuk kan përdorur aplikacionin SKY, AMP po kryen hetime për të qenë të bindur. Deklaratën e bëri i ftuar në TCH.
“Aktualisht që ne po flasim nuk ka asnjë punonjës policie që të ketë deklaruar aplikacionin SKY. Ishte vetëm një punonjës i gardës së republikës, por gjatë verifikimit kuptuam se edhe ai kishte bërë lapsus. Absolutisht që kemi dyshime dhe ne po hulumtojmë në këtë drejtim”, tha ai./ZËRI
Poll