Aktualitet

Vettingu në Policinë e Shtetit, konfirmohet në detyrë Drejtori i Shkodrës, Edmond Sulaj

Seanca për të është mbajtur mëngjesin e sotëm, gjatë së cilës Edmond Sulaj iu kontrollua në të tre shtyllat në të cilat bazohet procesit.

k.m.
Vettingu në Policinë e Shtetit, konfirmohet në detyrë
Edmond Sulaj

TIRANË- Edmond Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ka kaluar me sukses kontrollin e Vettingut të Policisë së Shtetit. Seanca për të është mbajtur mëngjesin e sotëm, gjatë së cilës Edmond Sulaj iu kontrollua në të tre shtyllat në të cilat bazohet procesit. "Skani" i është bërë në pasuri, aftësinë për kryerjen e detyrës dhe pastërtinë e figurës. Pasi kanë dëgjuar edhe argumentat e subjektit të rivlerësimit, trupa e vlerësimit e përbërë nga Arben Sefaj, Denisa Sina dhe Suela Bulku, e ka konfirmuar në detyrë.  

Lidhur me këtë proces ka reaguar dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Balla shkruan se procesi rrit besueshmërinë e drejtuesëve të uniformave blu tek qytetarët. 

“Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të drejtuesve të Policisë. Për këtë qëllim do të vijojë vetingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit si një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi, i cili rrit besueshmërinë e drejtuesve brenda organizatës, por edhe forcon besimin e qytetarëve. Përgëzime Trupave Vlerësuese dhe drejtuesve të AMP për punën voluminoze”, ka deklaruar Balla.

vijon...

Poll

MOS HUMB