Aktualitet

VIDEO/ Eskalon sërish situata në Theth! Efektivët përplasen fizikisht me qytetarin me aftësi të veçanta

Në video dëgjohet që ndërhyn dhe një grua dhe kërkon llogari nga efektivët e Policisë së Shtetit.

F.m
VIDEO/ Eskalon sërish situata në Theth! Efektivët përplasen
Efektivët dhe përplasja

THETH- Situata në Theth ka eskaluar edhe sot, pas aksionit të nisur nga IKMT-ja me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Në pamjet që ju sjell ZËRI shihet një grup efektivësh që kanë krijuar një kordon sigurie. Mes tyre kalon një qytetar me aftësi të veçanta, por efektivët nisin të përplasen me të. Në video dëgjohet që ndërhyn dhe një grua dhe kërkon llogari nga efektivët e Policisë së Shtetit.

Situata me shembjet në Theth vijon pre tre ditësh, kryeministri Rama ka dhënë urdhër për shembjen e çdo godine të ngritur pa leje, qoftë edhe kabinat prej druri të pushimit. Banorët e zonës e kanë kundërshtuar këtë aksion, pasi janë shprehur se kanë investuar të gjitha kursimet e jetës në emigracion dhe janë kthyer në vendin e tyre pasi kanë dëgjuar kryeministrin Rama që u premtoi se do tu legalizonte objektet e ngritura dhe do tu falte të gjitha gjobat për ndërtim pa leje. Dje pati dhe forca të FNSH-së të pranishme që kanë ndërhyrë me armë zjarri. Banorët i kanë vënë flakën një prej mjeteve të punës dhe urës që të mos lejonin futjen e isnpektorëve dhe efektivëve./ZËRI/

Poll

MOS HUMB