Aktualitet

VIDEO/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Lidhur me hetimin ish-drejtoresha e AKSHI-t ndodhet në detyrim paraqitje

l.k
VIDEO/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Mirlinda Karçana

TIRANË- Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t rëndojnë akuzat për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Lidhur me hetimin ish-drejtoresha e AKSHI-t ndodhet në detyrim paraqitje, ndërsa GJKKO ka pezulluar nga detyra edhe zv/drejtorin e Policisë së Tiranës Erion Ismailaj. Po ashtu dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, të akuzuar për ‘grup të strukturuar kriminal’ dhe manipulim me tenderët e ASHKI-t, vijojnë të jenë në kërkim. SPAK ka ngritur akuzë edhe për ish-nëndrejtorin e AKSHI-t, Daniel Shima për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, sipas dosjes hetimore. Megjithatë, ndaj Shimës nuk është caktuar masë sigurie, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB