SARANDË-Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni policor në Sarnadë, ku 5 të rinj u arrestuan nën dyshohimet se do të ekzekutonin një person në fashtin Gjashtë. Personat në foto janë Sidorel Moriseni 32 vjeç dhe Alfred Kaja 26 vjeç, të cilët kishin zënë pritë, me armët gati në një zonë pa ndriçim.
Të dy u kapën në flagrancë në momentin kur po nxirrnin nga automjeti 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator. Bashkë me ta u arrestuan edhe Vonis Poka 31 vjeç, Vitrin Hoxha 20 vjeç dhe Franko Bobja 21 vjeç, të akuzuar për moskallëzim krimi.
Arrestimi i tyre u krye në një rrugicë pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u vra na lokalin e tij në Qafë Gjashtë, në maj të këtij viti. Ende nuk dihet nëse ndodheshin aty rastësisht, apo jo. Mbrëmjen e 7 majit Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu, Ermal Shkalla, shkuan në lokalin në pronësi të Ismailit, për t'u konfliktuar me Viktor Ruçin. Konflikti përshkallëzoi ku viktima Rexhep Ismaili hapi zjarr me automatik ndaj grupit të të rinjve. Më pas, Lulzim Tabaku, dyshohet se e qëlloi me pistoletë me plumb në kokë Ismailin. Gjatë shkëmbimit me armë i plagosur mbeti edhe Kostandin Vogli.
Të gjithë të arrestuarit janë me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe para hetuesve nuk kanë dhënë ende asnjë detaj, ku gjatë marrjes në pyetje kanë 'kyçur' gojën./ZËRI



