Aktualitet

VIDEO/ Shkrumbohet tërësisht banesa në Lezhë, familja del mes flakëve

Ekspertët e Policisë së Shtetit dhe specialistët e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri janë duke punuar për të përcaktuar shkaqet e plota të incidentit.

F.m
VIDEO/ Shkrumbohet tërësisht banesa në Lezhë, familja del
Shtëpia e djegur

LEZHË- Është djegur një banesë në Rrilë të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike. Ekspertët e Policisë së Shtetit dhe specialistët e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri janë duke punuar për të përcaktuar shkaqet e plota të incidentit.

Banesa një katëshe në pronësi të shtetasit Ndrec Rrushaj është shkrumbuar tërësisht, por asnjë nga anëtarët e familjes nuk është lënduar. Ata të gjithë kanë arritur të dalin në kohë jashtë banesës.

Poll

MOS HUMB