TIRANË- Viti i ri shkollor 2026-2027 do të nisë më 14 shtator, ndërsa Ministria e Arsimit ka bërë publik kalendarin zyrtar me të gjitha datat kryesore të procesit mësimor.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka publikuar kalendarin me datat e fillimit dhe përfundimit të procesit mësimor, si dhe periudhat e pushimeve dhe zhvillimin e provimeve kombëtare.
Sipas njoftimit, mësohet se nxënësit do t'u rikthehen bankave të shkollës pas pushimeve verore, më datë 14 shtator 2026 dhe do të mbyllet më më datë 18 qershor 2027. Ndërsa për nxënësit maturantë procesi mësimor do të përfundojë më 4 qershor 2027, në funksion të përgatitjeve dhe zhvillimit të Provimit të Maturës Shtetërore.
Sipas ministres, ky planifikim u jep mundësinë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të organizojnë më mirë angazhimet e tyre, duke garantuar një ritëm të qëndrueshëm mësimi dhe një parapërgatitje më të mirë për çdo etapë të vitit shkollor./ZËRI