Aktualitet

Vjedhje në dy banesa në Elbasan, pronareve u shkaktohen miliona lekë dëme

Autorët kishin djegur dhe prishur kamerat, ndërsa brenda shtëpisë ishte gjithçka e shkatërruar.

f.t
Vjedhje në dy banesa në Elbasan, pronareve u shkaktohen miliona
pamje nga banesa

ELBASAN-Një rast i rende vjedhje ndodhi 6 ditë më parë ne dy banesa në zonën e quajtur turizmi i vjeter në Elbasan. Pesë të rinj që do të vidhnin një banesë janë arrestuar në qytetin e Elbasanit në kuadër të operacionit të policisë së koduar “Banesa e Fundit”. Të rinjtë nga 18 deri në 33 vjeç po tentonin të vidhnin në mesnatë një shtëpi në lagjen “Emin Matraxhiu”. 

Banesat ishin në pronësi të Arjana Mirakut dhe Mevlude Miraku. Pronarët ndodheshin në Amerikë kur ndodhi ngjarja dhe askush nuk i kishte njoftuar, ndaj tronditja ishte shumë e madhe në momentin kur u perballen me skenen e krimit. Zonja Arjana Miraku tregon për Syri.tv se autorët kishin djegur dhe prishur kamerat, ndërsa brenda shtëpisë ishte gjithçka e shkatërruar. Po ashtu ishin vjedhur të gjithe bizhuteritë e floririt në sirtare dhe kasaforta ishte marrë nga autorët. Pronares i janë shkaktuar miliona lekë dëme, ndërsa hajdutet kanë vjedhur çelesat e garazhit dhe të makinçs duke e lënë të shqetësuar për një vjedhje tjetër te mundshme. Edhe në banesën e vjehrrës së Mevludes grabitësit kane shkaktuar demë materiale duke hedhur çdo gjë në tokë e duke zbrazur të gjithë dollapin. Ata kanë vjedhur disa sende me vlerë përfshirë bizhuteri floriri.

Njofimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të ndodhura më parë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po tentonin të vidhnin në një banesë në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, u organizua dhe u finalizua më sukses operacioni policor i koduar “Banesa e fundit”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ll., 33 vjeç, B. M., 19 vjeç, I. T., 19 vjeç, E. B. 18 vjeç dhe B. Rr., 18 vjeç, banues në Elbasan.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në mesnatë, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit P. S., në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan.

Nga veprimet e kryera rezulton se këta shtetas dyshohen se janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet në pronësi të shtetasit B. Rr., me të cilin këta shtetas kryenin vjedhjet, si dhe një mjet prerës thikë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./ZËRI

Poll

MOS HUMB