Aktualitet

Vodhën 3 automjete, arrestohen 4 persona në Durrës, dy prej tyre u prezantuan si punonjës parkimi

Dy prej të arrestuarve, vodhën njërin prej automjeteve duke u prezantuar si punonjës parkingu

E.K
Vodhën 3 automjete, arrestohen 4 persona në Durrës, dy prej tyre
Foto ilustruese

DURRËS- 4 persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se janë autorët e vjedhjes së 3 automjeteve. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se në pranga kanë rënë shtetasit Edison Gjyriqi, Romeo Hima, Paolo Muho dhe Afrim Agasi.

Dy prej të arrestuarve, vodhën njërin prej automjeteve duke u prezantuar si punonjës parkingu. Në kuadër të këtij operacioni, brenda një kohe të shkurtër, është bërë e mundur të lokalizohen vendndodhjet e tre automjeteve të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njofitimi i policisë:

Reagimi në kohë dhe me profesionalizëm i shërbimeve të Policisë bëri të mundur zbardhjen e vjedhjeve të tre automjeteve një ditë më parë, në Durrës.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Durrës dhe Stacioni i Policisë Plazh, operacioni i koduar “Three”.

Kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas, si autorë të dyshuar të vjedhjes së 3 automjeteve.

Dy prej të arrestuarve, vodhën njërin prej automjeteve duke u prezantuar si punonjës parkingu.

Sekuestrohen 3 automjetet e vjedhura.

Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit nga tre shtetas se u kishin vjedhur automjetet që kishin në përdorim, menjëherë kanë organizuar operacionin e koduar “Three”. Në kuadër të këtij operacioni, brenda një kohe të shkurtër, është bërë e mundur të lokalizohen vendndodhjet e tre automjeteve të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të operacionit, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. G., 53 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 15, Durrës, ka vjedhur automjetin tip “Benz”;

– R. H., 24 vjeç dhe P. M., 25 vjeç, pasi në një parkim në lagjen nr. 1, Durrës, këta shtetas, duke u prezantuar si punonjës parkimi, dyshohen se i kanë vjedhur automjetin një shtetasi dhe janë larguar;

– E. Gj., 22 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet tip “Volksëagen”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB