Aktualitet

Vranë babanë, fajin e mori Hygerta/ Djemtë e Pëllumb Metës bashkë në burg, s'u lejohen takimet

Dy djemtë e Pëllumb Metës ndodhen në burgun e Durrësit, ku edhe kanë mundësi që të komunikojnë me njëri-tjetrin. E motra e tyre, ndodhet në burgun e grave në Tiranë.

k.m.
Vranë babanë, fajin e mori Hygerta/ Djemtë e Pëllumb
Fëmijët e Pëllumb Metës

DURRËS- Vrasja e Pëllumb Metës ende nuk e ka një autor dhe as një motiv. Kjo edhe pse e bija, Hygerta e ka marrë përsipër ekzekutimin me pretendimin se i ati ishte dhunues dhe autoritar ndaj saj dhe të ëmës e vëllezërve. Ndërsa hetimet vazhdojnë, dy djemtë e Pëllumb Metës, Hyseni dhe Amarildo ndodhen në burgun e Durrësit, ku edhe kanë mundësi që të komunikojnë me njëri-tjetrin. E motra e tyre, ndodhet në burgun e grave në Tiranë.

Sipas "TopChannel", të tre nuk janë lejuar që të takohen me familjarët e tyre. As e ëma dhe as motra e madhe nuk janë lejuar që t'i takojnë në burg. Vetëm mund t'i dërgojnë ushqime dhe rroba, por nuk mund të kenë asnjë lloj komunikimi me ta.

Çfarë dimë deri më tani lidhur me ngjarjen e rëndë?

Pëllumb Meta u gjet i varrosur në kasollen e bagëtive pranë banesës së tij. Policia thotë se ai u vra nga Hysen Meta që bashkëpunoi me motrën Hygertën për ta kryer krimin. Më pas për të zhdukur trupin ka ndihmuar edhe vëllai tjetër, Amarildo. Të tre tashmë janë pas hekurave të qelisë në arrest me burg. Ndërkohë mamaja e tyre, Blerina po hetohet në gjendje të lirë. Por është e paqartë se kush e ka tërhequr këmbëzën.

Fillimisht vrasjen e mori përsipër Hygerta, por Policia arrestoi edhe të vëllanë e saj Hysenin. Për të mësuar më shumë, Prokuroria i çoi në një poligon qitjeje, ku vetëm Hygerta e përdori armën dhe qëlloi 4 herë, ndërsa të tjerët, përfshirë edhe Blerinën, pretenduan se nuk dinin. Mirëpo nga ekspertiza që iu bë armës së krimit, rezultoi se në të kishte gjurmë gishtash dhe të djalit të vogël të familjes, Amarildos, i cili deri tani ka pretenduar se nuk ka qenë në banesë në momentin e vrasjes së babait./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB