TIRANË-Kjo e shtunë parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm, por pritet ndryshim i situatës atmosferike në territorin e Shqipërisë. Intensiteti i reshjeve të shiut pritet të ulet.
Parashikohet që orët e pasdites të dominohen nga vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore në male, por me intensitet të ulët.
Temperatura maksimale do të regjistrohet në Berat dhe në Elbasan me 19 gradë Celsius. Ndërsa temperatura minimale do të regjistrohet në Peshkopi, Korçë dhe Bajram Curr me 3 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./ZËRI