
TIRANË-Vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime. Në orët e para të ditës reshjet e shiut do të dominojnë në jug e pjesërisht në verilindje të vendit.
Nga orët e mesditës reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit por në juglindje kryesisht në relievet malore në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 10 deri 24 °C, në zonat e ulëta 13 deri 31°C dhe në zonat bregdetare 15 deri 30°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor; kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët./ZËRI