Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje

F.I
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. 

Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht në zonën e veriperëndimit në orët e para të ditës, ndërsa pjesa tjetër e territorit me intensitet të ulët të karakterit lokal nga orët e mbrëmjes rikthim të reshjeve me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale në Bulqizë deri në 22°C vlera maksimale në Durrës dhe Sarandë.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë.

Poll

MOS HUMB