Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit, ministri Hoxha akuzon median për deziinformim, AGSH: Narrativë e motivuar politikisht

AGSH nënvizon se e konsideron këtë narrativë të Ministrit Hoxha tërësisht të papërshtatshme dhe të motivuara politikisht.

I.F
Vrasja e 14-vjeçarit, ministri Hoxha akuzon median për deziinformim,
Martin Cani

TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha reagoi sot në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ku u vra me thikë 14-vjeçari Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij. Hoxha akuzoi mediat për dezinformim dhe se ky rast po shfrytëzohet politikisht. Pas kësaj deklarate reagoi edhe Asociaconi i Gazetarëve të Shqipërisë, ku i kërkoi ministrit Hoxha të tërhiqet ndaj sulmeve ndaj medias.

AGSH nënvizon se e konsideron këtë narrativë të Ministrit Hoxha tërësisht të papërshtatshme dhe të motivuara politikisht. Më tej, AGSH iu bën thirrje mediave që të respektohen parimet e gazetarisë dhe etika gjatë raportimit të lajmeve.

“Me keqardhje lexuam një reagim të Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha në lidhje me rastin e rëndë të vrasjes së një 14-vjeçari në Tiranë. Në vend që të sqarojë të gjitha pretendimet e familjarëve të viktimave të ngritura përmes medias, Ministri sulmoi me një gjuhë aspak të përshtatshme median dhe e akuzoi atë për dezinformim.

Përmes kësaj deklarate, Asociacioni I Gazetarëve të Shqipërisë kërkon tërheqjen e gjithë sulmeve dhe akuzave ndaj medias. AGSH e konsideron këtë narrativë të Ministrit Hoxha tërësisht të papërshtatshme dhe të motivuara politikisht.

Policia e Shtetit e ka për detyrë të sqarojë të gjitha pretendimet që bëhen në media nga kushdo, duke ofruar prova dhe fakte të pakundërshtueshme, në mënyrë që ngjarje me interes të lartë publik të adresohen siç duhen në media, aq më tepër kur këto pretendime dhe akuza ngrihen nga familjarë të personave të dëmtuar nga një ngjarje që ka tronditur rëndë opionin publik.

Gjejmë rastin tu bëjmë thirrje edhe gazetarëve e mediave që të jenë përherë të kujdesshëm kur raportojnë për ngjarje ku janë të përfshirë të mitur. Ne duhet të respektojmë parimet e gazetarisë cilësore dhe raportimin etik”, thuhet në deklaratën e AGSH. /ZËRI

Poll

MOS HUMB