Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ FNSH në vendgjarje, ruan fiset për të parandaluar gjakmarrjen

FNSH ka marrë masat për parandalimin e një hakmarrje nga fisi Kurtaj.

M.M
Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ FNSH në vendgjarje, ruan fiset
Ladimir dhe Gramos Kurtaj, Altin Kuka

FIER- FNSH dhe Operacionalja kanë shkuar menjëherë në vengjarje për të parandaluar ndonjë konflikt mes dy fiseve. Pak më parë u zbulua se Altin Kuka nuk ka qenë i vetëm në momentin kur ka kryer vrasjen. Teksa po kontrollohet për personin që e ka ndihmuar në vrasjen e dyfishtë, forcat e Policisë gjithashtu ndodhen në zonë për të marrë masat për parandalimin e një hakmarrje nga fisi Kurtaj.

Ngjarja ku Ladimir Kurtaj dhe Gramos Kurtaj mbetën të vrarë nga Altin Kuka ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 14.00. Kuka ka pranuar se dy vëllezërit i kishte ekzekutuar me kallashnikov për një sherr banal./ ZËRI

Poll

MOS HUMB