Aktualitet

Vrasja e Gentjan Bejtjas ende pa asnjë pistë, 25 persona të marrë në pyetje

Policia ende nuk ka një emër të dyshuar si autor të krimit.

f.t
Vrasja e Gentjan Bejtjas ende pa asnjë pistë, 25 persona të
Gentjan Bejtja

FUSHË KRUJË-Vrasja e Gentian Bejtjas, ish-polic i burgjeve, vijon të jetë ende pa autor. Pasi kanë kaluar tre ditë nga ekzekutimi i ish-policit të Burgjeve, Policia ende nuk ka një emër të dyshuar si autor të krimit.

Mësohet se lidhur me ngjarjen janë marrë në pyetje 25 persona, ndërsa janë mbledhur edhe pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë, por deri më tani nuk ka ende asnjë pistë, apo gjurmë që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas raportimeve, pas marrjes në pyetje, personat janë lënë të lirë, ndërkohë që pritet të merren në pyetje personazhe të njohur në zonë e Krujës dhe Fushë-Krujës, të cilët rezultojnë jashtë vendit.

Përsa i përket atentatit të Bejtjas, në polici është shoqëruar edhe Valter Bami, i cili u vu në pranga dhe në kohën kur iu vra kunati pasi dyshohej se kishte gisht në ngjarje. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme./ZËRI

Poll

MOS HUMB