Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, eksperët interpretojnë kamerat e sigurisë: 2 grupet u shtynë me njëri-tjetrin

Viktima ka qenë i shoqëruar nga disa persona. Konflikti i armatosur nga vendi ku pikërisht ka qenë viktima, mes dy grupeve të pranishme në vendin e ngjarjes.

k.m.
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, eksperët interpretojnë kamerat e
Arbër Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani

ELBASAN- Vrasja e Pjerin Xhuvanit po rishqyrtohet sot në gjyq. Në seancën e sotme, e cila po zhvillohet në Gjykatën e Elbasanit, ekspertët po bëjnë interpretimin e kamerave të sigurisë në vendin e ngjarjes. Nga ajo që kanë parë nga kamerat, ekspertët raportojnë se i pari që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka qenë Pjerin Xhuvani, por jo vetëm. Viktima ka qenë i shoqëruar nga disa persona. Konflikti i armatosur nga vendi ku pikërisht ka qenë viktima, mes dy grupeve të pranishme në vendin e ngjarjes.

"Nga reagimi i të pandehurit që tërhiqet besojmë se ka identifikuar qitësa. Nga gëzhojat që kemi gjetur në vendngjarje, patjetër që Pjerin Xhuvani ka pasur në krah një qitës, jo më larg se 1-2 metra. Në trupin e viktimës faktor plotësues që mund të jetë kontaminuar nga një qitës pranë tij,"-thonë ekspertët duke komentuar veprimet e Arbër Paplekës.  

Më 27 mars, ekspertët ishin në vendin e ngjarjes dhe bënë rindërtimin fizik të vrasjes së Xhuvanit. Kjo ishte hera e dytë që rindërtohej ngjarja. Më herët, Prokuroria e Elbasanit rindërtoi ngjarjen në korrik të vitit 2022, por që duket se ka lënë dyshime mbi konkluzionet.

Si ndodhi vrasja?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri./ZËRI

Poll

MOS HUMB