Aktualitet

Vrasja në Fier e kap 'live' kryepolicin, Rrumbullaku jep sqarime: E kemi identifikuar autorin

Muhamet Rrumbullaku u shpreh se autori i krimit të rëndë është identifikuar, ndërsa siguroi se brenda një kohe të shkurtër do të vihet para drejtësisë.

k.m.
Vrasja në Fier e kap 'live' kryepolicin, Rrumbullaku jep sqarime:
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka reaguar pas vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori rreth orës 11:00 të paradites së sotme në Fier. Edhe pse ngjarja u raportua kur Rrumbullaku ishte në një konferencë për mediat, ai u shpreh se autori i krimit të rëndë është identifikuar, ndërsa siguroi se brenda një kohe të shkurtër do të vihet para drejtësisë.

"Po kemi marrë njoftim lidhur me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Fierit. Aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet, janë marrë të gjitha masat për kapjen e autorit, tashmë e kemi të identifikuar. Po punohet për sqarimin e rrethanave që kanë çuar në kryerjen e këtij krimi të rëndë,"-tha Muhamet Rrumbullaku./ZËRI

Poll

MOS HUMB