Aktualitet

Vrau ish-bashkëshorten 19 vjeçe dhe gjyshen e saj, 40 vite burg për shqiptarin në Mal të Zi

Sërgjan Leshkoviç, avokati mbrojtës i Gjokajt, u tha gazetarëve pasi gjykata shpalli vendimin, se aktgjykimi është sjellë nën presion dhe se gjykatat i marrin vendimet e tilla lehtë.

f.t
Vrau ish-bashkëshorten 19 vjeçe dhe gjyshen e saj, 40 vite burg
Ilir Gjokaj

MALI I ZI- Ilir Gjokaj është dënuar me 40 vjet burg për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Shejla Bakijës (19 vjeç) dhe gjeshen e saj, si dhe plagosjen e babait të saj Shabanit, të kryer në shtator të vitit 2021, në fushën e Karabushkos në Tuzi, shkruan vijesti.me. Gjykata e shkallës së parë në Podgoricë e dënoi Gjokajn me 40 vjet burgim për vrasje të rëndë, katër vjet për vrasje në tentativë dhe plagosje të Shaban Bakijës dhe një vit burg për armëmbajtje pa leje.

Sërgjan Leshkoviç, avokati mbrojtës i Gjokajt, u tha gazetarëve pasi gjykata shpalli vendimin, se aktgjykimi është sjellë nën presion dhe se gjykatat i marrin vendimet e tilla lehtë. Ai theksoi se në këtë procedurë nuk është paraqitur asnjë provë e mbrojtjes. Ai shtoi se gjykata i hodhi poshtë të gjitha provat e mbrojtjes.

“Sigurisht që mbrojtja do të parashtrojë ankesë, aq më tepër që çdo kërkesë për paraqitjen e provave është refuzuar. Besoj se provat që i kemi propozuar, nëse do t’i kishim paraqitur, aktgjykimi me siguri do të ishte ndryshe”, përfundoi Leshkoviç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 2 tetor 2021, ku Shejla Bakija u vra nga partneri i saj, Ilir Gjokaj. Autori shkoi në banesën e familjes së Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 19-vjeçares dhe gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i të resë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB