Aktualitet

Vrau me thikën e kuzhinës 28-vjeçarin italian, arrestohet shqiptari

Arma me tehe që dyshohet se ishte përdorur për të goditur viktimën u sekuestrua ndërsa trupi u transferua në institutin e mjekësisë ligjore në Perugia për një autopsi.

f.t
Vrau me thikën e kuzhinës 28-vjeçarin italian, arrestohet
Stefano Bartoli

ITALI-Karabinierët e kompanisë Spoleto, në përfundim të hetimeve të koordinuara nga Prokuroria Publike në Gjykatën Spoleto, arrestuan vrasësin e dyshuar të 28-vjeçarit italian. Në pranga është vendosur një 42-vjeçar me origjinë shqiptare me precedentë të mëparshëm penalë, raportojnë mediat e huaja.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme të së shtunës, 20 korrik, rreth orës 21.00, në kulmin e një debati të ndodhur në shtëpinë e tij për arsye banale, duket se ka goditur në gjoks me thikë kuzhine, 28-vjeçarin italian, Stefano Bartoli banues në komunën Spoleto, i cili kishte edhe precedentë policie. I riu, i shpëtuar fillimisht nga një kalimtar i rastit dhe më pas i transportuar nga personeli shëndetësor nga shërbimi 118 në spitalin lokal, më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda që ka marrë. 

Arma me tehe që dyshohet se ishte përdorur për të goditur viktimën u sekuestrua ndërsa trupi u transferua në institutin e mjekësisë ligjore në Perugia për një autopsi. Të gjitha fazat e spikatura të krimit u koordinuan nga magjistrati në detyrë i Prokurorisë Publike të Spoletos, i cili ndërhyri në vendngjarje dhe po kryen ende personalisht veprimet hetimore së bashku me personelin e Karabinierëve. 42-vjeçari u arrestua për vrasje./ZËRI

Poll

MOS HUMB