
FRANCË- Në një prej fluturimeve të Wizz Air, nga Franca drejt Shqipërisë janë shënuar vonesa në nisje të avionit, për shkak se stafi ka pritur pasagjerë të tjerë, edhe pse kishte kaluar afati i parashikuar për udhëtimin. Në një video që është postuar nga JOQ, shihen pasagjerët të irrituar duke i kërkuar llogari stafit.
“Ju duhet të jepni lajmin aty se pasagjerët janë të irrituar dhe nuk duan të presin askënd. Janë të lodhur dhe duan që të ikin në shtëpi. Ne nuk jemi të detyruar që të presim askënd”, shprehen pasagjerët e irrituar.
Ndërkohë që nga stafi në avion, nuk jepet asnjë shpjegim më tej, se pse vonesa ishte duke ndodhur, përveç justifikimit për pritjen e disa pasagjerëve të tjerë.
Kompania Wizz Air, e cila është një prej kompanive low cost që operon në Shqipëri, është një prej më të kritikuarave nga ana e udhëtarëve, për shkak të vonesave të shumta me fluturimet nga linja të ndryshme.
/ZËRI