
TIRANË- Këshilli Kombëtar i Territorit ka zbardhur njoftimin me lejet e miratuara për ndërtimet që pritet të bëhen në Tiranë. Qeveria ka dhënë miratimin për ngritjen e një seri kullash. Një prej tyre, është edhe ajo që do të ngrihet në rrugën “Panorama”. Kulla parashikohet të jetë 54 metra e lartë dhe do të zhvillohet në dy sipërfaqe ndërtimi njëra 27 925 metra dhe tjetra 24 925 metra. Kostoja e këtij projekti llogaritet 31 milionë euro. Në këtë ndërtim, parashikohen të jenë edhe zyrat për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Kulla tjetër do të ndërtohet në bulevardin Zhan D’Ark. Në total sipërfaqja e ndërtimit parashikohet 51 388 m2, ku zyra do të jenë 4915 metra bashkë me hapësirën e përbashkët të jashtme. Në rrugën “Asim Vokshi” do të ndërtohet një tjetër kullë me 44 metra, në rrugën ‘Dritan Hoxha’, një tjetër me 45 kate dhe në Kamëz pritet të ketë një ndërtim me 30 kate.
Vendimi:
Leje Zhvillimi për objektin: “Klaster i administratës publike”, me vendndodhje në Njësinë Administrative TR/167 si dhe “Godinë polifunksionale me 2 korpuse”, me vendndodhje në Bulevardin “Zhan d’ark”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Korporata e Investimeve Shqiptare.
Leje Zhvillimi për objektin: “Godina e Kadastrës Shtetërore dhe Lift Tower”, Loti 2, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Korporatën e Investimeve Shqiptare.
Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbimi, 1-30 kate mbi tokë me 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Kastriotët”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Pajtoni” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Sun Moon Star” – Strukturë shërbimi banimi dhe hotelerie me 1, 2, 9 dhe 44 kate mbi tokë, me 7 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Asim Vokshi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alpoint” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Hoteleri dhe apartamente nga 5 kate deri ne 25 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Shëngjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Belhaus” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi dhe banimi me 20 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendodhje në Rrugën “Musa Agolli”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marko 2” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale, shërbim, hoteleri, banim 44 dhe 55 kate mbitokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nova Construction Group” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbime tregtare me 23, 25 dhe 27 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje Sheshi Shqiponja, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hein – Invest” sh.p.k.
Mbledhja 8.11.2024
Leje Ndërtimi për objektin: “Tirana Arena Toëer”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë multifunksionale “Barcelona Toëer”, me vendndodhje në Rrugën “Ibrahim Rugova”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bami Holdings” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Garda Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Artech Group” sh.p.k. dhe “Hasalami” sh.p.k.
Mbledhja 4 Tetor 2024
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 5 – 20 kate mbi tokë me 4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Liman Kaba”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Flower Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Ober” sh.p.k, “Kleal Invest” sh.p.k dhe “Xhajs Tirana” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale “Eyes of Tirana” 6, 8, 9, 10,12, 23 dhe 31 kate mbi tokë, me 7 kate nëntokë, Faza 1, në kryqëzimin e rrugës së Kavajës dhe rrugës së Durrësit, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ideal Construction” sh.p.k.
Mbledhja 25.09.2024
Leje Ndërtimi për objektin: “Puzzle Tirana”, Strukturë Banimi, Shërbimesh dhe Hoteleri 1 deri në 20 kate mbi tokë me 6 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Medar Shylla”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Daton” sh.p.k, “Lunor” sh.p.k, “Innovex” sh.p.k dhe “Texas Development” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana East Toëer Residence”, strukturë shërbimi, banimi dhe hotelerie me 3, 35 dhe 36 kate mbi tokë, me 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Gramoz Pashko”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Geo Construction” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial shërbime dhe hoteleri 2 dhe 23 kate mbi tokë, me 3 kate parkim dhe shërbime nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqëritë “EN Construction” sh.p.k. dhe “Dakz” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh me 12 – 30 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në zonën e “Unazës së Re”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ere Architecture & Construction” sh.p.k.