Aktualitet

Zbardhet plagosja në Pogradec, arrestohen autorët

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

E.K
Zbardhet plagosja në Pogradec, arrestohen autorët
Arma e përdorur në ngjarje

POGRADEC- Zbardhet plagosja me armë zjarri në Pogradec. Policia bën me dije se janë arrestuar autorët e ngjarjes Deis Meko dhe Kristo Lotis. Nga të shtënat mbeti i plagosur 27-vjeçari Alted Jolldashi. Po ashtu janë sekuestruar armët e përdorura në krim. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pogradec/Kapet autori i plagosjes me armë, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit. Në pranga, të dy personat e përfshirë në konfliktin me armë. Sekuestrohen dy armët e zjarrit, të përdorura nga autorët e krimit.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e sotme pranë kryqëzimit të Tushemishtit, si dhe falë negociatave të bëra nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec me familjarët e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, u bë e mundur kapja dhe vënia para përgjegjësisë ligjore e tyre. Konkretisht u vunë në pranga shtetasit:

D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, banues në Pogradec.  Shtetasit e mësipërm, gjatë një konflikti të çastit, me shtetasin A. J., 27 vjeç, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili për pasojë mbeti i plagosur dhe ndodhet për mjekim në spital.  Në cilësinë e provës materiale u gjetën dy armët e zjarrit që dyshohet se u përdorën në konflikt, nga autorët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB