Aktualitet

Kapen 18 pako me kokainë në doganën e Malit të Zi, arrestohet shqiptari (EMRI)

Droga u gjet në një automjet me targa franceze, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar. Arvid Halili ka hyrë në Mal të Zi nga pika kufitare me Kroacinë dhe destinacion kishte Shqipërinë.

k.m.
Kapen 18 pako me kokainë në doganën e Malit të Zi,
droga e sekuestruar

MALI I ZI- Policia e Malit të Zi mëngjesin e sotëm ka zbuluar 18 pako me kokainë në pikën kufitare Debeli Brijeg, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria. Droga u gjet në një automjet me targa franceze, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar, Arvid Halili. Sipas raportimeve droga ishte fshehur nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, informon Vijesti.

“Një sasi e madhe droge është gjetur në një hapësirë të posaçme nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar të veturës së pasagjerëve “BMW”, i cili është kryer nga doganierët dhe policia kufitare”, njofton dogana malazeze.

Nga raportimet e fundit të Policisë së Shtetit me autoritetet e Malit të Zi ka rezultuar se Arvid Halili, i cili është kapur në vendin fqinj, destinacion kishte Shqipërinë, pra lëndën narkotike po e sillte në vendlindje. Mësohet se 34-vjeçari ka hyrë në Mal të Zi nga pika kufitare me Kroacinë. Halili është arrestuar ndërsa malli i është dorëzuar efektivëve të Departamentit të Antidrogës në Drejtorinë e Policisë. 

Kapen 18 pako me kokainë në doganën e Malit të Zi,
“BMW” e drejtuar nga Halili

Ndërkohë, policia jonë ka nisur verifikimet brenda vendit për të gjurmuar persona të tjerë pjesë e rrjetit kriminal që do të prisnin në vendin tonë kokainë Paketimet janë të së njëjtës madhësi, peshë dhe formë, të ngjitura me shirit.Nuk dihet ende se sa është sasia e saktë e drogës së gjetur, dhe pritet të peshohet në vijim.

Poll

MOS HUMB