Aktualitet

Zbulohen 2 parcela me bimë narkotike, 39-vjeçari arrestohet në mes të kanabisit (VIDEO)

Policia ka sekuestruar 23 bimë kanabis.

f.t
Zbulohen 2 parcela me bimë narkotike, 39-vjeçari arrestohet në
PAMJE NGA OPERACONI

KRUJË-Një 39-vjeçar në Krujë është arrestuar në flagrancë duke u kujdesur për dy parcela me kanabis në pyllin e fshatit Picrragë. Policia ka sekuestruar 23 bimë kanabis.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, ka finalizuar operacionin e koduar "Plant 2". Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 39 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Ky shtetas, ka kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Picrragë, Krujë. Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 23 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


/ZËRI

Poll

MOS HUMB