Aktualitet

Zgjedhjet e 2025/ PD cakton drejtuesit e fushatës, Salianji në Elbasan, Bardhi në Fier

Që tani, Partia Demokratike ka nisur zyrtarizimin e emrave që do të drejtojnë fushatën e 2025.

k.m.
Zgjedhjet e 2025/ PD cakton drejtuesit e fushatës, Salianji në
Foto ilustruese

TIRANË- Ende nuk ka një emër për kandidatin që do të sfidojë Vangjel Tavon për Bashkinë e Himarës, por duket se Partia Demokratike prioritet sheh zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Që tani ka nisur zyrtarizimin e emrave që do të drejtojnë fushatën e 2025. Qarkun e Elbasanit që në "duar' e kanë pasur Gazment Bardhi dhe Luçiano Boçi duket se tani do t'i besohet deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ky i fundit në 2021 drejtoi fushatën në disa zona të Korçës bashkë me kolegun e tij Edmond Spahon, ndërsa në vitin 2023 drejtoi fushatën në bashkinë e Kavajës, ku edhe fitoi së bashku me kandidatin, Fisnik Qosja. Sa i përket kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, mendohet se ky i fundit do të kalojë në qarkun e Fierit, ku përballë do të ketë ministrin e Brendshëm (gjithmonë në rast se PS nuk i ndryshon "formacionet'), Taulant Ballën. 

Ndërkohë më herët, PD caktoi Luçiano Boçin si të dërguar politik në Shkodër, Ina Zhupën e Bujar Leskajn në Vlorë, Oerd Bylykbashi në Durrës, Eno Bozdo në Berat dhe Belind Këlliçi do të jetë në Tiranë. Megjithatë me shumë gjasa nuk do të jetë i vetëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB