Aktualitet

Zhduket kompania që vodhi pronat e shqiptarëve me ankande fiktive, pezullon aktivitetin

ADCA është themeluar në vitin 2009. Përgjatë këtyre viteve ajo ka ndryshuar disa herë pronësinë por edhe emrin tregtar. Por nga vitit 2016 e këtej kompania ka xhiruar gjithmone tek disa njerëz të lidhur. Fillimisht duke u blerë nga Olsi Ibro.  

F.m
Zhduket kompania që vodhi pronat e shqiptarëve me ankande fiktive,
Micro Credit Albania

TIRANË- Albanian Debt Collection Agency (ADCA), kompania e lidhur me skemën e tjetërsimit të pronave për kreditë e pashlyera konsumatore, ka pezulluar aktivitetin, duke u zhdukur nga qarkullimi. Njoftimi është publikuar pak ditë më parë në ekstraktin e saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Në vendimin e ortakut të vetëm të shoqërisë thuhet;

“Miratohet pezullimi i veprimtarisë tregtare të shoqërisë ADCA për arsye të performancës së ulët ekonomike duke filluar  nga data 30 nëntor 2023.”

Zhduket kompania që vodhi pronat e shqiptarëve me ankande fiktive,
Dokumenti

ADCA

ADCA është themeluar në vitin 2009. Përgjatë këtyre viteve ajo ka ndryshuar disa herë pronësinë por edhe emrin tregtar. Por nga vitit 2016 e këtej kompania ka xhiruar gjithmone tek disa njerëz të lidhur. Fillimisht duke u blerë nga Olsi Ibro.  

Dy vjet më vonë, në vitin 2018, Ibro ja shiti kompaninë Arben Meskutit. Një vit më vonë ky i fundit ja shiti aksionet Indrit Çuberit dhe kompania ndryshoi emrin në Albanian Debt Consulting Agency. Zoti Çuberi qëndroi vetëm për disa muaj si pronar i kompanisë dhe ja shiti atë sërish Olsi Ibros.

Pikërisht në këtë kohë ADCA dhe lista e aksionerëve të saj u kallëzua penalisht në prokurori nga ministria e Drejtësisë për mashtrim me pasoja të rënda dhe shpërdorim detyre. Kompanisë iu hoq liçenca e avokatisë, por vetëm kaq.

Hetimet nuk u mbyllën asnjëherë, ndërkohë që gjatë dy viteve të fundit ADCA ka shërbyer si përfaqësuese e Micro Credit Albania, shoqërisë që zotëron mijëra prona të sekuestruara për mosshlyerjen e kredive dhe që zotërohet nga bashkëshortja e zotit Ibro.

Ndërkohë pak ditë më parë disa media publikuan lajmin se ish administratorja e ADCA-s Marjela Basha është larguar nga Shqipëria, sipas tyre duke u arratisur, pas shpërthimit të skandalit të ankandeve për pronat e sekuestruara, për të cilat Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve ka akuzuar publikisht se janë fiktive. Ndërkohë që një ditë më parë, Kapitali.al publikoi një investigim, që provoi se pronat e sekuestruara janë shitur pa dijeninë e qytetarëve edhe pse ligji detyron njoftimin e tyre dhe vendosjen e njoftimit të ankandit në vendin ku ndodhet sendi, pra prona.  

Marrënga Kapital

Poll

MOS HUMB