Aktualitet

Zjarr edhe në Orikum, mbërrijnë forcat zjarrfikëse

Flakët kanë përfshirë një tokë me shkurre dhe janë përhapur më pas edhe në kodrat e qytetit.

k.m.
Zjarr edhe në Orikum, mbërrijnë forcat zjarrfikëse
Foto ilustruese

ORIKUM- Një tjetër zjarr është raportuar mbrëmjen e sotme në Orikum. Flakët kanë përfshirë një tokë me shkurre dhe janë përhapur më pas edhe në kodrat e qytetit. Zjarri po përhapet me shpejtësi në të gjithë zonën për shkak të erës.

Zjarrfikësit kanë mbërritur dhe po punojnë të ndihmuar edhe nga banorët e zonës. Ndërkohë vetëm pak kilometra më larg, një vatër e dytë aktive vijon të përpijë pyllin e Sodës./ZËRI

Poll

MOS HUMB