Aktualitet

Zjarr i madh në Dimal, ndërhyjnë edhe zjarrfikës nga Berati e Kuçova

Terreni i vështirë e bën të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse drejt zonës së zjarrit.

I.F
Zjarr i madh në Dimal, ndërhyjnë edhe zjarrfikës nga Berati
Zjarri në Dimal

DIMAL- Gjatë mesnatës një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Konisbaltë në bashkinë Dimal. Mësohet se zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke sjellë djegien e pishave e shkurreve. Flakët janë përhapur me shpejtësi pasi është favorizuar nga era. Menjëherë pas përhapjes së shpejtë të flakëvë janë dërguar në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit 2 mjete zjarrfikëse nga Berati, 1 nga Kuçova dhe forca të ushtrisë.

Terreni i vështirë e bën të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse drejt zonës së zjarrit. Zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë janë duke shuar flakët me pompa uji dhe mjete rrethanore.

Zjarri po vijon drejt zonës kodrinore të fshatit Konisbaltë, fatmirësisht pa asnjë rrezik për banesat që ndodhen në anën tjetër të kodrës. Zjarrfikësit janë duke luftuar me flakët për të neutralizuar zjarrin, që dyshohet të jetë i qëllimshëm. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB