Aktualitet

Zjarr në një pallat në Tiranë, vdes 57-vjeçari: Jetonte i vetëm

Zjarri ka rënë rreth orës 02:55 në rrugën “Ferit Xhajko” dhe si pasojë ka ndërruar jetë 57-vjeçari R.D

E.K
Zjarr në një pallat në Tiranë, vdes 57-vjeçari:
Pamje nga banesa e djegur

TIRANË- Një 57-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka rënë në banesën e tij, në një pallat në rrugën Ferit Xhejko në Tiranë.

Viktima është identifikuar si Ramazan Duka, i cili jetonte me qera në apartamentin që u përfshi nga flakët. Duke folur për mediat, fqinjët shprehen se nuk e njihnin shumë mirë të ndjerin, pasi vetëm pak javë më parë ishte vendosur në këtë banesë.

57 vjeçari që ndërroi jetë është gjetur në dhomën e gjumit, i cili sipas policisë nuk është prekur nga zjarri. Dyshohet se 57 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi që është përhapur në banesë.

Policia njofton se zjarri ka rënë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk bëhen ende me dije shkaqet e ngjarjes tragjike.

'Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

Zona ku ka rënë zjarri është rruga që lidh zonën e Medresesë me zonën e spitaleve në Tiranë.

/Zëri.ai  

Poll

MOS HUMB