Aktualitet

Zjarri i madh në Malin e Gjerë, shuhen flakët pas 5 orësh operacion

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse u vështirësua për shkak të terrenit të thyer dhe intensitetit të flakëve

zh.ll
Zjarri i madh në Malin e Gjerë, shuhen flakët pas 5 orësh
foto nga vendngjarja

GJIROKASTËR- Zjarri i përmasave të mëdha në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Levenisht në Gjirokastër, është shuar mëngjesin e kësaj të enjteje, pas një operacioni të pandërprerë prej rreth 5 orësh.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse u vështirësua për shkak të terrenit të thyer dhe intensitetit të flakëve. Zjarri u konstatua mbrëmjen e djeshme në kurorën e gjelbër në shpatin e Malit të Gjerë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pemë dhe shkurre.

Menjëherë pas konstatimit të zjarrit, forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës u vunë në alarm dhe nisën operacionin për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Pas përfundimit të ndërhyrjes, organet ligjzbatuese kanë nisur veprimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB