
TIRANË – Drejtoresha e QSUT-së Albana Fico, në një prononcim për mediat, foli për zjarrin, që ra ditën e sotme brenda ambienteve të spitalit. Fico tha se zjarri u shkaktua nga një defekt teknik. Ajo deklaroi se pacientët janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas saj, pacientët janë të sigurt dhe situata është nën kontroll.
Drejtoresha e QSUT, Albana Fico: Të gjithë pacientët janë jashtë rrezikut për jetën, janë evakuuar menjëherë. Shërbimet kanë marrë masat e tyre. Pacientët janë lëvizur brenda QSUT-së. Nuk ka asgjë që unë mund të them për ndonjë përkeqësim të mundshëm të gjendjes. Shkaku i zjarrit ka qenë nga një defekt në një nga dhomat teknike.
Ky është një problem që nuk ndodh vetëm në Tiranë e në Shqipëri, por kudo. Spitali Qendror është një spital që trajton rastet më të rënda. Shërbimet kanë marrë masat e tyre, përfshirë edhe reanimacionet. Ne kemi pacientë, që për siguri më të lartë, i kemi lëvizur brenda QSUT-së.
Një zjarr ka përfashirë mëngjesin e sotëm ambientet e QSUT-së. Mësohet se flakët përfshinë Urgjencën e re. Incidenti ndodhi rreth orës 05:30 minuta në katin e parë. Zjarri dyshohet se ka ardhur për shkak të një shkëndije elektrike./ZËRI/