Aktualitet

1 vit ZËRI, flasin miqtë

Sot nuk do të flasim ne për ZËRI-n.

Redaksia Zëri

TIRANË- Një vit nga dalja në treg, ZËRI sot numëron mijëra shikuesë në platformat tona të mediave sociale, e bashkë me ta edhe ndjekësit e vetë besnikë. Në një kohë kur liria e shprehjes në Shqipëri shfaqet çdo vit edhe më e cënuar, ZËRI ia ka dalë të kthehet në një nga mediat alternative më të besueshme në vend, duke patur si bosht kryesor: të vërtetën.

Por sot nuk do të flasim ne për ZËRI-n.

“Përshëndetje ZËRI. Jam shumë i emocionuar që ndodhem për herë të parë kaq drejtëdrejt dhe kaq brenda redaksisë."

Sot janë ata që kanë qenë afër dhe larg ZËRI-t duke folur sesi hyrja në mjedisin mediatik në Shqipëri e ZËRI ndryshoi mënyrën si ata shohin median por edhe marrëdhënien qytetar-media.

“Në një realitet të ngarkuar nga politika krimi et etj, ndodh që një media papritur zbulon një temë të panjohur më parë. Kjo është një temë që doli nga komunikimi mes medias dhe publikut. Dhënia rëndësi e kësaj teme në kohën kur ngarkesa e lajmeve është shumë e madhe tregon se media duhet të shkojë te qytetarët dhe jo të merret me trendin e ditës siç ndodh rëndom në mediat tona, me politikën dhe kronikën e zezë.”

“Një nga treguesit të ndikimit të produksionit të ZËRI-t është edhe fakti sesi ju furnizoheni ose si ju grumbulloni informacionin. Prurjet më të mëdha janë vetë njerëzit që komunikojnë në mënyrë interaktive me redaksinë tuaj.”

Dhe në fakt kanë të drejtë! Janë pikërisht njerëzit ata që besuan te ne, besuan te fuqia për të raportuar pa ndikim, për të bërë gazetari cilësore duke u kthyer në burimin e parë të informacionin dhe të historive që ZËRI ka sjellë këtë 1 vit të parë, ku në secilën prej tyre, ne kemi dashur të ndërgjegjësojmë shoqërinë për të gjetur zgjidhje, për t’u përmirësuar.

"I kam ndjekur me kërshëri të gjitha tematikat njëra pas tjetrës. Narko Taxi, e para temë që nxorri një fenomen që është shumë i përhapur në shoqërinë tonë. Pastaj te fasoneritë, një biznes i përhapur në Shqipëri, të keqpaguar dhe me punonjës të keqtrajtuar. Historia e pedofilit e rikthyer te ZËRI, është një nga historitë më të bukura nga ana gazetareske dhe më rrëqethëse nga ana njerëzore."

"Ajo që unë vë re te ZËRI, është qasja ndaj problemeve realisht shqiptare. Çështje që lidhen direkt me interesin dhe sigurinë e qytetarëve."

"Mund t’ju përmend Narko Taksi, çështjet e mikrokredive, apo të punëtorëve që punojnë në fasoneri."

"Investigimet që kanë qenë të suksesshme dhe unë i kam ndjekur me interes dhe kanë patur përgjigje nga institucionet ka qenë ajo e narko trafikut dhe ajo e grupit të telegramit. (mbulim nga të dy dokumentarët). Në njërën anë të ekranit. Sigurisht që ai i grupit të Telegram duke parë që shtrihej jashtë kufijve të Shqipërisë pati goxha impakt dhe është më i rëndësishmi duke parë që këto grupe u mbyllën. (mbulim 3 sekonda artikujtë e mediave të tjera)."

"Ajo që ka patur më shumë ndikim për mua është çështja e mikrokredive që sot është një çështje kryesore. Ky është shembulli më i mirë sesi media duhet të shkojë te publiku. Marrëdhënia dhe tematika që duhet të zgjedhë media për të shkuar te publiku."

Pse ZËRI?

"Ajo që më tërheq më shumë te ju ka të bëjë me emrin e redaksisë. Sepse lidhet me arsyen dhe qëllimin përse ju u krijuat, njerëzit."

"Unë nuk e mbaj mend posti që më afroi me ZËRI-n por mbaj mend që ishte një tematikë që lidhet me të drejtat e gruas. Kontakti që pata ishte i menjëhershëm me një nga gazetaret e ZËRI dhe qasja që ajo pati ndaj meje ishte shumë positive. Më pëlqeu puna, mënyra e komunikimit, përsëris pasionin dhe vendosa të suportoj punën  e saj. Aty nisi komunikimi im me ZËRI, që vazhdon në mënyrë natyrale edhe sot, një suport maksimal për këtë media të re që ka bërë një punë shumë të mirë."

Temat e ZËRI janë të gjitha tema që kanë interes për interesin e gjerë. Nuk janë tema satelitore apo që i përkasin rrethinave të jetës së përditshme, por janë tema që na prekin në përditshmëri dhe prekin çdo anëtar të komunitetit tonë.

"Mënyra sesi ata e përvetësojnë lajmin dhe e sjellin në publik është në perfeksion. Se di kujt I takon shkollës që ata kanë, eksperiencës në punë, apo mënyrës që drejtohet dhe punohet në redaksinë e ZËRI por impakti është tejet pozitiv."

Mes miqve të ZËRI është edhe Artan Hoxha, që shpjegon si e ka parë idenë e ZËRI-t ditët e para të prezantimit në treg.

"Kjo si ide që nga fillimi u duk interesante. Një grup që synojnë të sjellin një zë krejt ndryshe nga zërat e tjerë dhe përpiqet të vijë i painterferuar, atje ku pak zëri pritet, diku zëri ulet... kjo ka qenë vetë një sfidë."

Po të shohim si u bë nisja dhe ku jemi sot, sot ZËRI është referencë së pari për kolegët, i referohen.

Edhe kur nuk i referohen, e lexojnë, edhe kur nuk i referohen, thonë pse këta e bëmë, ne jo. Ata që e nisën ZËRI-n sot duhet të jenë krenarë me veten. Ideja është që ka lajm të thelluar dhe lajmi i thelluar i bën që njerëzit ta vlerësojnë.

Në një vit pune, redaksia e ZËRI ka trajtuar probleme që lidhen me fusha të harruara deri në momentin e publikimit. Si i kanë parë ata?

"Është i pari dhe i vetmi portal shqiptar që ka sjellë dokumentare të mirëfillta. Unë e di sa e vështirë është për një staf të vogël dhe me buxhet jo aq të lartë sa mediat e mëdha të bëjë dokumentar të tillë."

"Investigimet janë shumë të mira dhe cilësia e realizimit janë risi. Ajo që është risi është përdorimi i rrjeteve sociale shumë mirë dhe interaktiviteti me publikun. Këto janë dy veçori që e karakterizojnë ZËRI-n, janë edhe element të rinj në fushën e medias online."

"Nuk ishte hera e parë që unë bëja mbulim audio të mbulimeve mediatike, por ka qenë hera më profesionale. Kam trajtuar material që janë elaboruar nga redaksia e ZERI, në mënyrë profesionale dhe me mjaft impakt."

"Temat e ZËRI janë të gjitha tema që kanë interes për interesin e gjerë. Nuk janë tema satelitore apo që i përkasin rrethinave të jetës së përditshme, por janë tema që na prekin në përditshmëri dhe prekin çdo anëtar të komunitetit tonë."

"Pjesa tjetër e veçantë që ka patur ZËRI ka qenë trajtimi i hulumtimeve dhe dokumentarëve, prodhime që mungojnë në mediat e mëdha. Që sot të prodhosh dokumentarë ka kosto dhe për një media."

Artan Hoxha shpjegon edhe sesi funksionon lufta brenda llojit, për pak klikime më shumë e për shumë më tepër.

"Janë disa dokumentarë që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe kolegëve dhe çuditërisht kam vënë re sesa më i mirë ka qenë dokumentari, aq më e madhe ka qenë xhelozia, aq më e madhe ka qenë ideja për të mos i dhënë zë ZËRI-t se duke i dhënë zë, po i bëjmë reklamë dhe ata do na zenë vendin sot."

Ku është ZËRI sot në treg?

"Unë mendoj se ZËRI është një realitet, një realitet që ia vlen të konsumosh kohë nga dita jote për ta parë. Është bërë dashur pa dashur një brand. Është bërë me vështirësi me sakrificë. Dhe nga sot, shumë historira dhe raporte që kanë kaluar pa vëmendje, nga sot do të kalojnë me vëmendje dhe do nisin të kërcasin telefonat."

"Shikueshmëria në rrjetet sociale është ajo që ne masim dhe ZËRI ka patur ndikim shumë të mirë. Besoj se ndikimi më i madh është ky, kur njerëzit e gjejnë veten te media dhe kuptojnë që përmes medias mund të zgjidhin diçka. Ky është rasti i mikrokredive te ZËRI."

"Impakti është përtej rrjeteve sociale, është përtej shikueshmërisë përtej reagimeve dhe komenteve."

"Jeni prezentë sepse jeni të njohur në një mënyrë shumë të shkurtër, në rrethanat e tanishme ku zhvillimi i teknologjisë u jep mundësi portaleve të jenë prezente. Çdo javë ne kemi emra të rinj në treg por jo të gjithë mbijetojnë. Dhe nuk ka ndodhur kështu me ZËRI-n."

"Ajo që kam parë te ZËRI është që temave iu shkon deri në fund. Unë e di që sa herë nxirren në pah fenomene ku preken biznese dhe institucione, ndërhyrjet janë nga më të ndryshmet."

Të gjithë flasin për ‘gurin’ kilometrik të radhës…

"Nga ky moment duhet të përveshin mëngët, për të kaluar në një moment tjetër për të kaluar në oqean dhe pa e harruar orientimin. Të jetë një media unike, e veçantë ku njerëzit dhe shikuesit ti drejtohen për një zhanër të veçantë, ndryshe nga mediat në Shqipëri."

"Pavarësisht kërcënimeve, i kërkoj ZËRI-t ti qendrojë besnik të vërtetës."

"Nuk jam gati të bëj një kritikë reale për ZËRI-n. Ndoshta pak më shumë analizë, reflektim por kjo është raport që e zgjedh media."

"Mos u përpiqni për shikueshmëri por për qendrueshmëri."

A ka Zhaku kritika?

"Një nga herët e pakta që unë nuk kam kritika për të dhënë, por nëse duhet të jap një kritikë do të ishte postimet e Instagram që duhet të jenë disi më të kujdesshëm që e njëjta faqe postohet disa herë. Asgjë tjetër për punën, vullnetin apo profesionalizmin dhe cilësisë së transmetimit."

Në këtë 1 vjetor të ZËRI-t, mes mendimeve dhe këshillave të miqve dhe dashamirësve, padyshim ne si redaksi na lind detyra, të çojmë përpara punën e mirë të këtyre muajve. Të jemi ZËRI i të përbuzurve, të harruarve, atyre që kanë shumë për të thënë e pak dëgjohen. E pa harruar që të jemi kontrolluesi i abuzimeve me pushtetin, i shpërdorimit të së mirës publike, të jemi ZËRI i kauzave sociale, dhe shembulli se si një media i qëndron besnike misionit të saj, për informimin dhe transparencën./ZËRI

Poll

MOS HUMB