Aktualitet

Beleri kallëzon sërish në SPAK Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin: Tjetërsuan pronat në Himarë

Në kërkesën e tij, Beleri kërkon që të fillojnë hetimet ndaj Xhaçkës dhe Gaçit.

I.F
Beleri kallëzon sërish në SPAK Olta Xhaçkën dhe Artan
Olta Xhaçka, Artan Gaçi dhe Fredi Beleri

TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka kallëzuar sërish në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ish-kryebashkiakun Jorgo Goro, Artan Gaçi dhe deputeten socialiste Olta Xhaçka për tjetërsim të pronave në Himarë. Kjo nuk është hera e parë që Beleri ka ngritur padi ndaj tyre, ndërsa në dhjetor të vitit 2024, eurodeputeti mësoi se SPAK ka dërguar për gjykim Jorgo Goron dhe disa individë të tjerë, por ka theksuar se nuk ka asnjë informacion për dy të pandehurit e tjerë, deputeten Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçin.

Në kërkesën e tij, Beleri kërkon që të fillojnë hetimet ndaj Xhaçkës dhe Gaçit.

Në padinë që ai ka depozituar kërkon: shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. Prot 22920/1 datë 27.12.2024  të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin njoftohet mosfillimi i procedimit penal ndaj shtetasve të kallëzuar Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi. Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për vepren penale të kallëzuara dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse.

Dosja në fjalë lidhet me dhënien e një prone e cila sipas Belerit është tjetërsuar dhe më pas i është shitur Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Beleri akuzon në kallëzimin e tij, kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, Artan Gaçin dhe ZRVPP Vlorë për falsifikimin që i dha 5512 metra katrorë tokë, familjes Foto Pavllo Mëhilli. Kjo pronë e cila është tokë truall, u regjistrua në ATMP si tokë bujqësore dhe më pas iu shit Artan Gaçit. Pas kallëzimit të ngritur SPAK ka vendosur nën sekuestro tokën në Dhërmi dhe ka arrestuar ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai akuzohet për falsifikim të dokumentave dhe shpërdorim detyre.

Në lidhje me këtë çështje, dyshohet se bashkëshorti i Xhaçkës, Gaçi ka ndikuar tek regjistrimi në Kadastrën e Vlorës, pasi rezulton se është bërë pronari me letra i tokës ku do të ndërtohej resorti “Dreamades Luxury Suites” nga kompania e kunatës së Xhaçkës, e cila tashmë pezulloi kompaninë, duke ia blerë pronën Stavri Mëhillit. Pronësina e tokës nuk ka ende një zgjidhje nga drejtësia, ndërsa askush nuk është dënuar ende, pavarësisht akzuave të ngritura ndaj disa zyrtarëve.

Deri më tani është marrë nën akuzë ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, pasi hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, në Bashkinë e Himarës, përcollën pranë organeve kompetente dokumenta të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqeje prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, babai i Stavri Mëhillit.

Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të shoqërisë private me përfaqësues Artan Gaçin. Gjithashtu, kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish juristi Vezir Gjikoka si dhe ish drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë në “arrest në shtëpie”. Nga ana tjetër, është shpallur në kërkim edhe Stavri Mëhilli, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale. Opozita nga ana tjetër kërkon që të shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të Xhaçkës, duke argumentuar se ajo, nëpërmjet bashkëshortit Artan Gaçi, ka përfituar të mira publike, në kundërshtim me Kushtetutën./ZËRI

Poll

MOS HUMB