Aktualitet

'Bllokuan rrugën', Policia vijon me masat: 36 protestues gjobiten me 50 mijë lekë

Blutë njoftojnë se masa administrative është vendosur pasi gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, protestuesit kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.

Zeri
'Bllokuan rrugën', Policia vijon me masat: 36 protestues gjobiten
pamje nga protestat

TIRANË-Teksa pakesta 'anti-dhunë' ka filluar zbatimin, Policia ka njoftuar se 36 protestues janë gjobitur me shumën prej 5000 lekësh (50 mijë lekë të vjetra), pasi gjatë protestës të zhvilluar dje më 3 nëntor. Blutë njoftojnë se masa administrative është vendosur pasi gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, protestuesit kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.

Ndërkohë edhe për protestën e datës 2 nëntor, u vendosën 16 gjoba për bllokim të qarkullimit rrugor, të cilat ishin edhe të parat e vendosura, pas hyrjes në fuqi të aktit normativ.

Njoftimi i policisë:

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 36 masa administrative, në zbatim të Aktit Normativ.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.

Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MOS HUMB