Ekonomi

"Bordi i Transparencës mund të jetë i përhershëm", Ibrahimaj: Kontrolle strikte pas uljes së TVSH-së për 54 produkte

Në Komisionin e Burimeve Natyrore, ninistria e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi se për të siguruar këtë ulje, do të ballafaqojnë çmimet përmes 'Pasqyrës së Çmimeve'.

zh.ll
"Bordi i Transparencës mund të jetë i
ministrja delina ibrahimaj

TIRANË- Rreth 54 produkte ushqimore pritet të kenë çmime më të ulëta për konsumatorët shqiptarë nga janari i vitit 2027, pas uljes së TVSH-së nga 20% në 6%. Në Komisionin e Burimeve Natyrore, ninistria e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi se për të siguruar këtë ulje, do të ballafaqojnë çmimet përmes 'Pasqyrës së Çmimeve'. Sipas ministres, do të ketë një monitorim strikt të tregut me qëllim që të realizohet politika e ndarëmarrë nga qeveria, në ndihmë të konsumatorit. 

“Monitorimi i tregut, transparenca e çmimeve do të jenë pjesë të rëndësishme të zbatimit të kësaj mase, me qëllim që të sigurohemi që politika e ndërmarrë nga qeveria shqiptare të shkojë realisht në xhepat e çdo qytetari shqiptar. ‘Pasqyra e Çmimeve’ e cila është prezantuar në vjeshtën e këtij vitit synon pikërisht të krijojë një mundësi për krahasimin dhe ndjekjen e këtyre çmimeve duke ofruar më shumë informacion për konsumatorët”, tha Ibrahimaj.

Ndërkohë, ministrja bëri të ditur se po shqyrtohet edhe krijimi i një mekanizmi të përhershëm transparence për çmimet e hidrokarbureve. Një mekanizëm, i cili sipas ministres, mund të përfshihet te pasqyra e çmimeve ose të funksionojë përmes Bordit të Transparencë.

"Po mendojmë që të krijojmë një formë transperence permanente për sa i përket çmimit të hidrokarbureve që mund të jetë e përfshirë në platformën e pasqyrës së çmimeve ose mund të jetë nëpërmjet mekanizmit që ne kemi aktualisht, mekanizmit të Bordit të Transparencës”, tha Ibrahimaj./ZËRI

MOS HUMB