TIRANË-Teksa forcat e Policisë ndodheshin në filialin e Raiffeisen, në zonën e Komunës së Parisit pas grabitjes me armë të bankës, krah tyre u vendos një qytetar me dokumente në dorë, i cili denoncoi se po kjo pikë i ka vjedhur llogarinë bankare në dy raste.
Banori rrëfen se banka Raiffeisen i ka vjedhur njëherë 23 euro dhe 2 muaj më pas 7 mijë euro. Edhe pse ka bërë kërkesë, qytetari pretendon se banka nuk ia ka kompesuar vlerën. Sipas qytetarit Raiffaisen nuk e lejon të futet në ambjetntet e saj dhe nuk i kthen vlerën e vjedhur nga llogaria e tij.
"Urdhëroni kjo është banka. Këtu më kanë vjedhur mua llogarinë time. Kam shkuar i kam njoftuar bankierët për herën e parë që më kanë vjedhur 23 euro, bankierët më kanë thënë që do të kompesojmë iku koha. Pas një kohe 3 mujorshe më grabitën vlerën 7 mijë euro. Më kompesuan 3 mijë euro më thanë do të kompesojmë dhe 4 mijë euro. Ku janë paratë? Që po vij vërdallë kam 2 vjet. Kjo bankë sa të më shohë te dera nuk më lënë të hyj brenda. Edhe aty te ata drejtorët që janë të gjithë, i njoh të gjithë, s’më lënë me u fut. Ku të ankohem, më thoni ju? Shkoj te drejtësia, drejtësia ngre duart lartë. Thonë shkoni andej, urdhroni shikoni. Për këtë e kam e nxjerrë sot, në protestë do shkoj se nuk kam dalë, do dalë dhe thoni atëherë se përse dalin në protestë dhe protestojnë shqiptarët. Urdhëroni shikoni këtu”,- shprehet qytetari për Syri TV.
Mëngjesin e sotëm filiali i bankës Raiffeisen, në zonën e Komunës së Parisit, pranë kompleksit Kika në Tiranë ra pre e një grabitje me armë. Burime për ZËRI bënë me dije se autori me kokore në kokë sapo ka hyrë i ka drejtuar armën rojes së bankës për ta bllokuar që mos të bëj lëvizje dhe pasi ka marrë paratë dhe ka dalë jashtë, ka marrë monopatinën dhe është nisur drejt stadiumit Dinamo.
“Raiffeisen bank" ka qenë në qendër të vëmendjes mes skandaleve e gjyqeve për abuzime me kreditë, hakerimeve dhe zhvatjeve ndaj llogarive bankare të klientëve apo duke rënë pre e vjedhjes nga punonjësit e vetë bankës.