Bota

16 muaj luftë në Gaza, Asocciated Press: Arrihet marrëveshje armëpushimi midis Izraelit e Hamasit

Associated Press mori një kopje të marrëveshjes së propozuar nga ndërmjetësit, dhe vërtetësinë e dokumentit e provoi një zyrtar egjiptian dhe një zyrtar i Hamasit.

k.m.
16 muaj luftë në Gaza, Asocciated Press: Arrihet marrëveshje
Foto ilustruese

KAJRO- Hamasi ka pranuar një projekt-marrëveshje për një armëpushim në Rripin e Gazës. Ndërmjetësi, "Katari", tha se negociatat ishin në "pikën më të afërt" ndonjëherë për të nënshkruar marrëveshje. Associated Press mori një kopje të marrëveshjes së propozuar nga ndërmjetësit, dhe vërtetësinë e dokumentit e provoi një zyrtar egjiptian dhe një zyrtar i Hamasit.

Ndërsa një zyrtar izraelit tha se detajet janë duke u finalizuar dhe më pas, plani duhet t'i paraqitet kabinetit izraelit për miratim përfundimtar. Të tre zyrtarët folën në kushte anonimiteti për të diskutuar bisedimet me dyer të mbyllura.

Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari kanë kaluar vitin e kaluar duke u përpjekur për të ndërmjetësuar për t'i dhënë fund luftës 15-mujore dhe për të siguruar lirimin e dhjetëra pengjeve të kapur në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023. Rreth 100 izraelitë janë ende robër brenda Gazës dhe ushtria beson se të paktën një e treta e tyre, janë të vdekur. Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Gaza si kundërpërgjigje, duke shkaktuar vdekjen e thuajse 46,500 personave./ZËRI

Poll

MOS HUMB